image Tahiri: Statuti i Asociacionit do të ndikoj në funksionalitetin e Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan

Politikë

Tahiri: Statuti i Asociacionit do të ndikoj në funksionalitetin e Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan

news image

Edita Tahiri ish kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi ka komentuar takimin e nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Sipas Tahirit, modeli i statutit të Asociacionit do të ndikoj në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan.

“Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti neser do ta negocioj me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

/GazetaSinjali/