Pas situatës së krijuar tash dhjetë ditë në veri të Kosovës, ku serbët po vazhdojnë me rezistencë duke mos hequr barrikat, ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovë për dialogt me Serbinë Edita Tahiri e cila thotë se situata nuk zgjidhet me deklarata.
“Situata e barrikaduar po vazhdon në veri. Kjo situatë nuk zgjidhet vetëm me deklarata siç po bënë Qeveria, duhet zgjidhje të shpejt dhe të koordinuar me partnerët ndëerkombëtar”, tha ish kryenegociatorja.
Më tej Tahiri ka shkruar se Serbia do të vazhdoj ta mbaj peng veriun, Qeveria duhet ta ndaloj.