image Tahiri: Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati për targat do të ishte 10 muaj

Politikë

Tahiri: Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati për targat do të ishte 10 muaj

news image

Ish- kryenegociatorja e Kosovës për dialog Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj pas arritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri theksoi se marrëveshja për targa u arrit, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja.

“Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj. Prapë nuk u bë publike marrëveshja, nuk i dimë edhe çfarë kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën”, tha Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës më tej theksoi se një gjë e di se Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.

“Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që dinë të mbroj interesat kombëtare”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/