Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë marr nga BE-ja.
Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme.
“Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”.
“Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje. Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornac ka telashe edhe të brendshme”.
“Sot me do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë”, tha ai./EO/