image Tahiri - qytetarëve të Vushtrrisë: Bleni vezë e qumësht nga njëri-tjetri

Kosovë

Tahiri – qytetarëve të Vushtrrisë: Bleni vezë e qumësht nga njëri-tjetri

news image

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar se kriza si pasojë e pandemisë ndjehet jo pak në këtë komunë.

Derisa ka shpjeguar sesi pandemia i ka prekur bizneset dhe xhepat e qytetarëve të Vushtrrisë, Tahiri u ka kërkuar atyre që produkte si vezë e qumësht të blejnë nga njëri-tjetri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Bleni produkte, vezët e qumështin nga fqinjët, në mënyrë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Kanal 10.

Vushtrria është komuna e pestë në Kosovë për nga numri total i rasteve me COVID-19 pas tri komunave të mëdha si Prishtina, Ferizaj, Prizreni e Gjilani.

Në Vushtrri deri tani janë shënuar 590 raste me koronavirus, prej të cilave 143 janë aktive.

Nga koronavirusi në Vushtrri kanë vdekur 19 persona, ndërsa 428 janë shëruar. /Gazeta Sinjali