Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka komentuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.
Tahiri u shpreh se prezenca e ushtrisë amerikane nuk mungon, dhe se Qeveria para se të flas për këtë është mirë të trajtojë çështjen e gazit.
“Prezenca e ushtrisë së SHBA dhe NATO-s është e rëndësishme për vendin tonë. Ju e dini që prezenca ushtarake e SHBA në Kosovë nuk mungon. Para se me shku Qeveria me fol për prezencën ushtarake që është e rëndësishme, mirë është me trajtu çështjen e gazit. Prapë po i bëjmë thirrje kësaj qeverie që mos me i ik përgjegjësive që ka lidhur me këtë çështje”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se prezenca ushtrisë së ShBA do të thotë siguri jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin. /GazetaSinjali/