image Tahiri: Qeveria mos të ndërmarrë veprime ad-hoc për situatën në pjesën veriore

Politikë

Tahiri: Qeveria mos të ndërmarrë veprime ad-hoc për situatën në pjesën veriore

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit.

Tahiri tha se ligjvënësit në Kosovë nuk duhet të marrin veprime ad-hock.

“E dënojmë rëndë aktin e plagosjes së policit në pjesën veriore të vendit. Policit i urojmë shërim të shpejtë. Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtarë të pranisë së bandave kriminale që pa dyshim origjinën e kanë në Serbi e askush tjetër. Po shohim angazhim të Serbisë për ta nxjerrë nga binarët sigurinë në Kosovë. Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me SHBA-në”, deklaroi Tahiri

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të ketë strategji për secilin veprim që e merr në atë pjesë të Republikës së Kosovës e mos të jenë hapa at hoc”, tha tutje Tahiri.

/GazetaSinjali/