Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për qytetarët e të dy vendeve.
Qeveria e Kosovës ka potencuar vazhdimisht se reciprociteti është i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ndërsa zyrtarët serbë kanë nënvizuar se marrëveshja nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja për vite me radhë, Edita Tahiri. Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” që marrëveshja e arritur nuk po publikohet dhe këtë reagim e ka bërë në formë të pyetjes.
“Marreveshja per finalizimin e zbatimit te marreveshjes per levizjen e lire te 2011 u arrite per letra shoqeruese, ajo e targave po pritet. Pyetja eshte pse nuk po publikohet teksti i kesaj marreveshje?”, ka shkruar Tahiri.
/GazetaSinjali/