Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka pyetur se edhe sa kohë duhet që Bashkimi Evropian ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me Perëndimin”.
Sipas saj, është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë dhe ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Samiti nesër ne Tirane duhet ta zgjidh këtë çështje, nder shume çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo eshte ceshtja e pare qe duhet zgjidhur”, u shpreh ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbine me politiken e saj hipokrite “edhe me Rusine edhe me perendimin.” Eshte koha qe BE-ja te jete e prere me Serbine, ta ndal hipokrizin e saj per hir te paqes dhe stabilitetit ne rajon, Samiti neser ne Tirane duhet ta zgjidh kete ceshtje, nder shume ceshtje qe ngarkojne Ballkanin kjo eshte ceshtja e pare qe duhet zgjidhur!