image Tahiri: Përveç autorit, përgjegjës i vrasjes së gruas shtatzënë është Qeveria

Politikë

Tahiri: Përveç autorit, përgjegjës i vrasjes së gruas shtatzënë është Qeveria

news image

Abelard Tahiri nga PDK-ja ka thënë se nuk është faji te policia as te shoqëria për vrasjen e grave, që sipas tij po e kërkon kryeminsitri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se problemi është te qeveria.

“Nuk është problemi tek numri i pjesëtarëve të policisë, siç deklaron kryeministri. Kosova ka rreth 465 policë për 100 mijë banorë, numër ky më i madh se mesatarja e krejt vendeve të rajonit, numër që tejkalon edhe formulën e vendeve të Bashkimit Evropian me 333 policë në 100 mijë banorë.Nuk është problemi as tek shoqëria, mbi të cilën e kërkon fajin kryeministri, sepse shoqëria është produkt i vullnetit, e institucionet janë produkt i përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, shkruan Tahiri.

“Problemi është kryekëput tek dështimi kapital i kësaj qeverie për të sjellë një perspektivë të qeverisjes së përgjegjshme, institucionet e të cilës nuk i lënë asgjë rastësisë e zyrtarët e të cilës, përveç që janë të përmbushur në rrafshin e meritokracisë e dinjitetit, janë të përgjegjshëm përballë përgjegjësisë”, shtoi ai.

Krejt në fund ai ka thënë se përgjegjës për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë, krahas autorit është edhe siç shkruan ai “kapital i qeverisë së Albin Kurtit”

“Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policor? Krejt të kundërtën. Degradim të gjithanshëm. Policë që s’kanë ligj për pensionim të parakohshëm, e as sigurime shëndetësore. Policë, për të cilët nuk ka as plan, as menaxhim e as funksion, përveç që të ruajnë portat e objekteve, si roje nate. Policë që drejtohen me ushtrues detyre, sepse ministri është në kërkim të atij që i përgjigjet pushtetit, jo shtetit. Përgjegjës direkt i këtij krimi monstruoz, përveç autorit, është pikërisht dështimi kapital i qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë krejt të kundërtën e asaj çfarë ka bërë deri më tash”, përfundon postimi i tij.

Nuk është problemi tek numri i pjesëtarëve të policisë, siç deklaron kryeministri. Kosova ka rreth 465 policë për 100…

Posted by Abelard Tahiri on Thursday, December 1, 2022

/GazetaSinjali/