image Tahiri pasi Kurti e quajti deputeti “me shurdhues”: Kryeministri e ka një zor

Politikë

Tahiri pasi Kurti e quajti deputeti “me shurdhues”: Kryeministri e ka një zor

news image

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së së fundmi ka pasur replika të shpeshta me Kryeministrin Albin Kurti në Kuvend. Kurti i drejtohet Tahirit si “deputeti me shurdhues”. Tahiri për emisionin “Frontal” ka thënë se Kryeministri e ka një zor të madh.

Pas përplasjeve në Kuvend, Abelard Tahiri i PDK-së vazhdon të thotë se Kurti “ka një zor”, që dëshiron që krimet e luftës të hetohen deri më 31 dhjetor të vitit 1999.

“Në këtë rast, Kryeministri Kurti e ka një problem të madh. Nuk e di cili është zori i tij që krimet e luftes t’i hetojë deri më 31 dhjetor 1999. Lufta ka përfunduar më 12 qershor”, ka thënë sot Tahiri për T7.

Ndërsa Kurti e thërret atë deputeti “me shurdhues”, Tahiri thotë se “ne jemi të qetë” dhe se “kryeministri po zhurmon”.

“Në mungesë të fakteve, ai vazhdimisht zhurmon, vazhdimisht sulmon. Ne jemi të qetë, duam ta dimë pse dëshiron të hetojë deri në dhjetor 1999. Luftë ka pasur deri më 20 qershor”, tha deputeti i PDK-së.

/GazetaSinjali/