image Tahiri pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së në Vushtrri: Bashkë do të fitojmë sërish

Politikë

Tahiri pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së në Vushtrri: Bashkë do të fitojmë sërish

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Hysni Gërguri, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri ka falënderuar qytetarë aktivistët dhe votuesit e LDK-së në këtë komunë, duke u shprehur i bindur se kjo parti do të fitojë sërish në Vushtrri dhe në të gjithë Kosovën.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.”

Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën. LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët”, shkroi ai në Facebook, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Gërgurin.

Gërguri dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së në Vushtrri për, siç tha ai, rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhje nacionale në këtë komunë./Gazeta Sinjali/

I dashur Dr. Hys, Miq e aktivist të LDK-së, Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju…

Posted by Xhafer Tahiri on Sunday, February 21, 2021