image Tahiri: Pa opozitën nuk mund të kemi marrëveshje finale me Serbinë

Politikë

Tahiri: Pa opozitën nuk mund të kemi marrëveshje finale me Serbinë

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se koalicioni qeverisës i ka 61 vota, por nuk e ka shumicën shqiptare.

Kjo sipas Tahirit, tregon se opozita ka numër të madh të deputetëve dhe pa ta në Bruksel, nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje finale.

“Ky koalicion nuk e ka shumicën shqiptare, 29 deputetë janë në VV, 24 deputetë janë në PDK, nuk ka asnjë mundësi me arrit marrëveshje pa opozitën. Për një ballafaqim serioz me Serbinë në dialog, pa opozitën nuk mundet”, ka thënë Tahiri.

Tahiri gjithashtu ka folur për Gjykatën Speciale dhe aktakuzën e pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Gjykata Speciale jo vetëm që e bën këtë proces më të rëndë, për shkak se nëse i konfirmohet Thaçit aktakuza, i caktohet aktakuza presidentit të Kosovës, ish kryeministrit, kjo i bie që drejtpërdrejt atakohet shteti i Kosovës”, u shpreh Tahiri në RTK./ Gazeta Sinjali/