Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria duhet reflektojë pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e Vettingut.
Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.
“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, tha Tahiri.
Përveç kësaj, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, “andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sillet Kuvendit dhe të diskutohet”. “Nuk do të kemi konsensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi ai.