image Tahiri: Nuk është lajm që kemi shku me autobus në Shqipëri e as që Hoti merr sandwicha me vete në punë

Kosovë

Tahiri: Nuk është lajm që kemi shku me autobus në Shqipëri e as që Hoti merr sandwicha me vete në punë

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Hoti, Besnik Tahiri, ka komentuar raportimet e mediave për udhëtimin e tyre me autobus për në mbledhjen e përbashkët në Shqipëri dhe për deklaratën e kolegut të tij, Driton Selmanajt, se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.

Sipas tij, shkuarja me autobus dhe fakti që Hoti merr sandwicha nga shtëpia në punë nuk janë lajme dhe se debati rreth tyre ai thotë se është për keqardhje.

“Nuk është kurrfarë lajmi. Shkon me autobus, e merr bukën me vete. Kështu është i ndërtuar ai njeri, kjo është qasja e tij…Janë nënshkruar 13 marrëveshje, askush nuk u mor me to, por na tregojnë neve se si po shkojnë me autobus dhe po merr sandwicha me veti. Është debat për keqardhje”, ka thënë Tahiri në Argument Plus./Gazeta Sinjali/