image Tahiri mbetet i kënaqur me paraqitjen, edhe pse rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për pikë Olimpike Beijing 2022

Sporte të tjera

Tahiri mbetet i kënaqur me paraqitjen, edhe pse rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për pikë Olimpike Beijing 2022

news image

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, ka garuar sot në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, që po mbahet në Lambrecht të Austrisë, transmeton Sporti në Sinjali.

Sot u mbajtën dy gara të disiplinës së super sllallomit të madh. Në të parën, Tahiri përfundoi në vendin 98 nga 176 garues, ku prej tyre u diskualifikuan vetëm gjashtë. Koha e Albinit ishte 55.24 sekonda. Ndërsa, në garën e dytë, doli i 102-ti me kohë 56.83 sekonda, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Albini ka mbetur i kënaqur me paraqitjen, edhe pse rezultati i sotëm nuk ishte i mjaftueshëm për pikë Olimpike Beijing 2022 (Pekin 2022).

Kriteri i disiplinës së super sllallomit të madh (super G) është shumë më i lartë për Lojërat Olimpike, për shkaqe sigurie. Unë i përmirësova pikët e mia, por jo të mjaftueshme për Olimpiadë. Bazuar në numrin që kisha 157, jam i kënaqur me paraqitjen, pasi herën e ardhshme do të fillojë garën me numër më të mirë”, tha Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës, duke shtuar se për herë të parë mori pjesë në një garë me kaq shumë garues.

Tahiri nesër dhe pasnesër garon në Raiteralm të Austrisë, disiplina e sllallomit të madh. Tahiri është bursist i KOK-ut për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. /Sporti në Sinjali/.