image Albin Tahiri e komenton vendin e 35-të, që e zuri në LOD “Pekini 2022”

Sporte të tjera

Albin Tahiri e komenton vendin e 35-të, që e zuri në LOD “Pekini 2022”

news image

Skitari Albin Tahiri ka komentuar vendin e 35-të, që e zuri në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri e zuri vendin e 35-të prej 43 garuesve pjesëmarrës.

Ai thotë se ishte i lumtur për pozitën e 35-të, por jo edhe me lëshimin.

“Po, sot ishte gara ime e parë. Shtegu ishte shumë i akullt dhe më i shpejtë seç prisja unë, prandaj edhe i bëra disa gabime, të cilat nuk llogarisja se do t’i bëja. Sidoqoftë, vendi i 35-të është më i miri në lojërat olimpike deri tani, prandaj jam i kënaqur me rezultatin, por jo edhe me lëshimin. Pres më shumë në kombinimin alpin të enjten dhe shpresoj se do të përfundoj në top 30-she këtë herë”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri garën tjetër do ta zhvillojë të enjten.

Ndërkohë, skitarja tjetër Kiana Kryeziu në njërën garë e zuri vendin e 59-të dhe në garën tjetër përfundoi e 49-ta, në një konkurrencë prej 82 garueseve. /Gazeta Sinjali Sporti/