image Tahiri: Kurti të mos ankohet dhe t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE-ja

Politikë

Tahiri: Kurti të mos ankohet dhe t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE-ja

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Albin Kurti për ndëshkimet që po i bëhen Kosovës rreth situatës së krijuar në veri.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se Kosova po ndëshkohet vazhdimisht.

Ajo i ka kërkuar Kurtit që të mos ankohet por t’i largojë arsyhet që sollën ndëshkimet nga BE dhe Amerika.

“Ndeshkim pas ndeshkimi-keq per Kosoven! Kurti ti lere ankesat por ti heq arsyet qe sollen ndeshkime nga Amerika dhe BE”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaSinjali/