image Tahiri: Kundërshtimi i dy partive opozitare për planin evropian nënkupton se marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë

Politikë

Tahiri: Kundërshtimi i dy partive opozitare për planin evropian nënkupton se marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se pas kundërshtimit të PDK-së dhe LDK-së marrëveshja me Serbinë nuk ka legjitimitet të plotë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmendur edhe rënien e përkrahjes së kryeministrit Kurti.

“Fakti se partite e medhaja opozitare PDK dhe LDK i thane jo marreveshjes pa njohje reciproke kjo don te thote se kjo marreveshje nuk ka legjitimitet te plote, aq me shume qe ka rene perkrahja per kryeministrin Kurti ne baze te sondazhit te UNDP”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/