Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social “Facebook”, ka bërë një reagim pas situatës së krijuar në komunat veriore të vendit, ku dyshohet për shkrepje armësh, shpërthime dhe demolim të zyrave komunale të zgjedhjesh atje, raporton Gazeta Sinjali.
Tahiri përmes këtij shkrimi ka kritikuar pushtetin duke ka thënë se veriu nuk po mbrohet nga zyra e qeverisë dhe se tensionet në veri janë shqetësuese.
Postimi i plotë:
Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverisë, pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim…tensionet atje janë shqetësuese!