image Tahiri kritikon Kurtin: Erdhi në Qeveri e boni kiamet, krejt hajna

Politikë

Tahiri kritikon Kurtin: Erdhi në Qeveri e boni kiamet, krejt hajna

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se pas seancës së sotme të jashtëzakonshme ku do të debatohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Kuvendi do të mbajë seancë edhe të mërkurën për vazhdimin e pikave të rendit të ditës dhe një tjetër të enjten e thirrur nga Opozita, për menaxhimin e pandemisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri kërkoi reflektim nga kryeministri Kurti dhe Qeveria në raport me shtrenjtimin e rrymës dhe tha se nuk ka asnjë temë më të rëndësishme se kjo. Ai tutje u shpreh se vendimi i ZRrE-së është sulm i drejtpërdrejt ndaj qytetarëve me të hyra mesatare.

Mes tjerash, Tahiri pati edhe kritika për Kurtin, për të cilin tha se erdhi në pushtet duke premtuar se do të ulet çmimi i rrymës dhe i artikujve.

“Erdhën në Qeveri krejt e drejt, shpresë e kiamet, edhe perime boni kiamet me çmime kurrë pa ia nda, prej çmimit të vajit 90 cent e tash 1.75. S’ke qare pa qenë sentimental për shkak se ky njeri ka ardhur në pushtet duke thënë ua uli çmimet, rryma është shtrenjtë, krejt hajna”, tha Tahiri./GazetaSinjali/