image Tahiri: Kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për vettingun

Politikë

Tahiri: Kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për vettingun

news image

Kundërshtimi i raportit të progresit nga presidentja, Vjosa Osmani, për pjesën e vettingut, ku thuhet se ai paraqet një burim shqetësimi serioz, ka ngjallur reagim nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri shkroi në Facbook se presidentja “e ngarkuar me barrë personale për shkeljet e saj që i janë evidentuar në raportin e progresit”, përbuzi punën e dhjetëra e qindra profesionistëve të sistemit të drejtësisë, që në baza ditore përpiqen për ta mbajtur atë në këmbë

Konstatimi se të gjithë mekanizmat e tjerë institucional janë të dështuar, për çfarë vettingu është domosdoshmëri, është jo vetëm konstatim i pasaktë por edhe i turpshëm dhe dëm i madh në pasqyrimin e realitetit të vendit në krye të së cilit, ajo e mbanë pozitën e Presidentes”, ka shkruar Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe partnerët tjerë strategjikë që kanë ndihmuar Kosovën në këtë sektor, asnjëherë nuk kanë konstatuar se vettingu nuk duhet të ndodhë.

Tahiri tha se qeveria aktuale nuk ka as ide, as dije dhe as formulë për vettingun dhe sipas tij, duhet fillimisht të vihen në jetë të gjitha instancat tjera pararendëse, që sigurojnë integritet e llogaridhënie./Gazeta Sinjali/