image Tahiri: Janë diku 8 persona që kanë dijeni se çfarë ka ndodhur me rrymën dhe shpenzimin e 100 milionë eurove

Politikë

Tahiri: Janë diku 8 persona që kanë dijeni se çfarë ka ndodhur me rrymën dhe shpenzimin e 100 milionë eurove

news image

Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se janë tetë sinjalizues në institucionet e Kosovës të cilët kanë ofruar të dhëna për tre muajt e fundit të vitit 2022, se si ka ndodhur subvencionimi i rrymës prej 100 milionë euro dhe sa është prodhuar, eksportuar dhe importuar rrymë.

Në rast të formimit të Komisionit Hetimor, Tahiri thotë se do t’i ftojnë tetë sinjalizuesit, që të tregojnë rreth kësaj çështje.

Ne kemi dyshime konkrete, ajo çka është e rëndësishme është se janë një numër i vogël i njerëzve, që nuk e kalojnë besoj shifrën 8, të cilët në këto institucione i dijnë zhvillimet krejt për këto çështje. Ne sot nuk kemi mandat për t’i pyetur ata njerëz për të gjitha këto dhe pikërisht është e nevojshme formimi i Komisionit Hetimor që do t’i ftojmë këta 7 apo 8 persona në institucionet e Kosovës të cilët kanë dijeni për cdo zhvillim“, tha Tahiri.

Ai tha se shifrat që kanë prezantuar tregojnë se Kosova nuk është përfshirë nga kriza globale e rrymës pasi ka prodhurar energji.

Këto të dhëna janë gjysmake pa praninë e tyre dhe pa nxjerrë në pah se sa përqind prej atyre parave 100 milionë eurove janë shpenzu, si janë shpenzuar ata para, pse është ngritë çmimi i energjisë elektrike 100% kur kriza rajonale dhe globale nuk na ka afektu sepse e kemi pasë prodhimin tonë të brendshëm“, tha deputeti i PDK-së.

Sipas Tahirit, Kosova ka importuar pesë për qind rrymë në këta tre muaj kritikë, pikërisht janë këta sinjalizues që na kanë sjellë të dhënat, tha ai.

/GazetaSinjali/