Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së fundit nga kryeministri Kurti i cili në një televizion pranoi se në propozimin evropian ka Asociacion.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri ia ka atribouar kryeministrit Kurtit këtë ‘pranim’ si një dështim dhe mashtrim, të cilin ai e pranoi pasi erdhi në krye të qeverisjes.
“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar ajo.