image Tahiri i PDK-së: U dashtë me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria

Politikë

Tahiri i PDK-së: U dashtë me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria

news image

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për të debatuar për shtrenjtimin e rrymës, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se thirrja e kësaj seance shpërfaq “papërgjegjësinë jashtëzakonisht të madhe të kryeministrit”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për situatën energjetike në vend nga ana e partive opozitare tregon një përgjegjshmëri të lartë të partive opozitare karshi kësaj situate. Por në anën tjetër kjo tregon një papërgjegjësi jashtëzakonshisht të madhe të këtij kryeministri, që sot, kur ka një debat kaq të rëndësishëm dhe kur ka një preokupim kaq të madh të qytetarëve, ai nuk e gjen kurajon dhe vullnetin për të qenë në seancë”, tha ai.

“Fillimisht u dasht me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria jonë”, shtoi ai.

Kurti nuk ishte në seancë që nga fillimi, por erdhi në sallë pa e përfunduar Tahiri fjalën./GazetaSinjali/