image Tahiri i kundërpërgjigjet Veliut: Vendimi për të është marrë bazuar në statutin e LDK-së

Politikë

Tahiri i kundërpërgjigjet Veliut: Vendimi për të është marrë bazuar në statutin e LDK-së

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Agim Veliut, lidhur me vendimin e kryesisë së kësaj partie për t’ia hequr kompetencat e kryetarit të degës në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri ka thënë se një vendim i tillë është marrë bazuar në nenin 31 të statutit të LDK-së.

Ai ka komentuar deklaratën e Agim Veliut i i cli tha se largimi i kompetencave për të ishte i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me statutin e kësaj partie.

Tahiri, që është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se vendimi është i bazuar në statut.

“Mund të them se vendimi është marrë me nenin 31 të statutit të LDK-së që thotë se Kryesia e LDK-së mund të organizojë zgjedhje, të ndërrojë apo edhe të shkarkojë anëtarë në degë të LDK-së. Besoj që kontributi i Agim Veliut është i mirëpritur. Por besoj gjithashtu se LDK nuk ka më komoditet që të tolerojë humbjet. Do e shihni në tetor kur Ekrem Hyseni të rikthejë Komunën e Podujevës, që ne kemi pasur të drejtë”, tha ai./Gazeta Sinjali/