image Tahiri - Vetëvendosjes: E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, leni fjalët e punoni

Politikë

Tahiri – Vetëvendosjes: E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, leni fjalët e punoni

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk e ka bërë asnjë ligj që prek jetën e qytetarit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri iu drejtua ministrave të cilëve u tha se e ‘kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë’, raporton Gazeta Sinjali.

“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë. Ktheheni 20 vjet… Bëni ju çka kemi bë për 20 vjet… Kryjeni autostradat që janë nisë, kryejini rrugët. Leni fjalët, kthejuni punës”, tha ai.

/GazetaSinjali/