Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës besojnë që gjatë kësaj jave do të votohet qeveria e re.
Besnik Tahiri nga kjo parti ka thënë se beson se këtë javë do të votohet qeveria Hoti.
“Besoj që shumë shpejt, kur nuk mund të them saktë. Besoj që këtë javë do të finalizohet, kryhet dhe votohet kjo qeveri. Ky koalicion do të ketë shumicën dhe pastaj në këtë proces është sfiduese në negociata”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova.
Ai më tej ka thënë se nëse i besohet pozita e zv.kryeministrit të parë të qevereisë do ta shtyjë përpara ligjin për qeverinë.