image Tahiri: Grupe të caktuara të LDK-së po kërcënojnë komisionerët e AAK-së në Junik

Tahiri: Grupe të caktuara të LDK-së po kërcënojnë komisionerët e AAK-së në Junik

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur konferencë për medie ku, sekretari i përgjithshëm i saj, Besnik Tahiri, ka thënë se është informuar për disa incidente që sipas tij, kanë ndodhur në komunën e Junikut.

Fatkeqësisht, duhet t’u informojmë për disa incidente, në Junik është regjistruar një person nga LDK i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, një info tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisionar të AAK, dhe kandidati për kryetar të komunës nga LDK në Junik është ndaluar nga policia sepse në qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës përkatësisht menaxheren e qendrës së votimit”, ka thënë Tahiri .

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe ka thënë se dalja e qytetarëve në votime, deri në këtë kohë, është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara. /GazetaSinjali/