Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për fshehjen e numrit të vërtetë të rasteve të vdekjes nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Madje, Tahiri thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me prokurorinë, nëse do të niset një hetim.
“Jo vetëm që ka pasur paaftës,i por ka pasur veprime kriminale të fshehjes së vdekjeve gjatë pandemisë”, tha Tahiri.
“Jam kryetar i Shtabit Emergjent në Vushtrri. Kam jo një rast, kam tri raste që kanë vdekur nga Covid-19 që nuk janë raportuar. I di me emra. Nëse ka prokurori që fillon hetim, do t’ia jap emrat”, tha ai.
“Ka pasur gjatë verës fshehje dhe mos-raportim të rasteve”, theksoi Tahiri në RTV Dukagjini.
Edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka shpreh dyshime se po fshehën rastet e vdekjeve nga Covid-19./Gazeta Sinjali/