image Tahiri: Është e pafalshme t’i ndalen pagat mësimdhënësve në prag të dimrit
[wp-story id="814678"]

Politikë

Tahiri: Është e pafalshme t’i ndalen pagat mësimdhënësve në prag të dimrit

news image

Ministria e Financave ende nuk i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator. Mos ekzekutimin e pagave shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e quajti skandaloz dhe të papranueshëm.

Tahiri tha se me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.

“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai tha se të ju ndalen pagat mësimdhënësve vetëm përse kanë kërkuar një të drejtë minimale është e pafalshme.

“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri. Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/