image Tahiri e Bajrami takohen me kryetarët e komunave, flasin për menaxhimin e situatës me Covid-19

Tahiri e Bajrami takohen me kryetarët e komunave, flasin për menaxhimin e situatës me Covid-19

news image

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami janë takuar me kryetarët e komunave të vendit për t’u koordinuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19, e në veçanti rreth ndikimit socio-ekonomik.

Tahiri ka thënë se në fokus të këtij diskutimi ka qenë tema e rishikimit të buxhetit.

“Në fokus të diskutimit ishte procesi i rishikimit buxhetor, i domosdoshëm për rethanat e krijuara nga pandemia. Komunat e Kosovës, do të kenë rol kyç edhe në procesin e koordinimit dhe zbatimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu ka shtuar se Qeveria do të mbajë funksional ‘Forumin Konsulativ, Qeveri-Komuna”, i cili do të shfrytëzohet si mekanizëm ndër-institucional./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157103931036611