Që nga fillimi i këtij viti, partitë politike kanë organizuar tubime në fushatat e tyre elektorale duke shkelur kështu masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti janë shqiptuar 20 gjoba në vlerë prej 2 mijë eurove ndaj partive politike.
“Si rrjedhojë, janë shqiptuar 20 gjoba, si në vijim: 7 VV; 5 LDK; 3 PDK; 3 AAK; 1 NISMA; 1 AKR. Gjobat që nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit”, shkroi ndër të tjera Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/