image Tahiri: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

Politikë

Tahiri: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrel dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka bërë me dije se pas ngjarjeve të fundit në veri, BE-ja duhet të reagojë edhe ndaj Serbisë.

Në profilin e saj në “Facebok, Tahiri ka shkruar se BE-ja tani duhet ta sanksionojë edhe Serbinë.

“Borell dhe lajcak ne cfare planetin jane, duhet te japin doreheqje pas sulmit hegjemon te Serbise ndaj Kosoves. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbine e terroristeve nga integrimi evropian; te shkarkoj dy ndermjetesuesit. Kosoven e ndeshkuan kur beri gabime, tash pa ndeshkuar Serbine thirrjet per vazhdimin e dialogut nuk kane asnje kuptim”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/