image Tahiri akuzon Kurtin për shkarkimet: Po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë

Kosovë

Politikë/ Tahiri akuzon Kurtin për shkarkimet: Po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Abelard Tahiri ka komentuar shkarkimet e zyrtarëve nga Qeveria Kurti.

Tahiri ka thënë se Kurti tani po e tregon fytyrën e vërtetë, duke larguar njerëzit nga pozicionet e tyre.

“Sot, me mungesë të vizionit të tij politik, ai ka vendosur të zhvendosë vëmendjen tek largimi  i njerëzve nga pozicionet politike. Po e shohim fytyrën e vërtetë të tyre. Njerëz abuzues, po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë ’’, ka thënë Tahiri.

Tutje ai e ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër ka qenë skandaloze.

‘’Zgjedhja e tij, skandaloze. Ka kaluar sa kohë, ende nuk e kemi programin qeverisës”, ka deklaruar Tahiri për RTV21./Gazeta Sinjali/