Për shkak të luftës në Ukrainë, presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i është hequr rripi i nderit të Taekwondo-së, që iu dha vite më parë.
Sipas Taekwondo-s, ky vendim u mor duke thënë se “sulmet brutale ndaj jetëve të pafajshme” shkelnin vlerat e respektit dhe tolerancës së sportit.
“Në këtë drejtim, Taekwondo Botërore ka vendosur të tërheqë rripin e zi të nderit të 9-të të Danit, që i është dhënë Vladimir Putin në nëntor 2013”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Sky News.