image Tadiq: Veselinoviqi u arrestua përgjatë mandatit tim, u lirua nga Vuçiqi

Rajon

Tadiq: Veselinoviqi u arrestua përgjatë mandatit tim, u lirua nga Vuçiqi

news image

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka folur për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, që së fundi u sanksionuan nga SHBA-ja për shkak të aktivitetit të tyre si grup i organizuar kriminal.

Tadiq ka thënë në N1 se Veselinoviqi u arrestua përgjatë kohës sa ai po shërbente si president i vendit, teksa deklaron se ishte qeveria e Vuçiqit që e liroi atë.

Ne kishim informacion të mjaftueshëm se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, sepse pas një dekade kemi një dënim për lidhjen që ka me autoritetet serbe”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, amerikanët hetojnë gjatë dhe tërësisht, por pasi të mbarojnë hetimi është i mbyllur dhe i zbatueshëm në mënyrë të sigurtë para gjykatave.

I pyetur nëse sanksionet e SHBA-së do të preknin lidershipin serb, Tadiq tha se Veselinoviqi dhe Radoiçiqi janë pa dyshim figura politike dhe se qëndronin pas Listës Serbe në Kosovë. 

/GazetaSinjali/