image Tadiq: Kë duan ta mashtrojnë përfaqësuesit e Vuçiqit

Politikë

Tadiq: Kë duan ta mashtrojnë përfaqësuesit e Vuçiqit

news image

Lidhur me veprimin e Listës Serbe, ku deputetët e saj sot dhanë betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës, pasi pak ditë më parë deputetët e tjerë dhanë dorëheqje, ka reaguar edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Serbe nëpërmjet rrjetit social Twitter ka shkruar se: “Lista Serbe doli nga Parlamenti i Kosovës, për t’u kthyer sot në të dhe për t’u betuar se do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës së pavarur! Dhe ata ende e quajnë atë një lëvizje strategjike.

 “Kë po duan të bëjnë budalla më shumë këta përfaqësuesit e Vuçiqit?!”, ka pyetur Tadiqi.

Ish-presidenti i Serbisë theksoi më tej se përveç betimit për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës së pavarur, lëvizja strategjike e Listës Serbe edhe sot është një sulm ndjellakeq ndaj Rada Trajkoviqit, sipas të njëjtin model që përdorën për të sulmuar Oliverin Ivanoviq.

“Pse po hesht opozita për këtë?!, ka pyetur ish-presidenti Tadiq.

/GazetaSinjali/