Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në diskutimin publik për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, tha se i sheh të nevojshme ndryshimet në këtë projektligj.
Sipas tij, financat e partive politike duket të jenë më të qarta dhe transparente.
“Ndryshimet në këtë draft ligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e të metave që janë shfaqur deri tani. Reforma e forcon kredibilitetin e zgjedhjeve. Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e demokracisë”, tha Sozunyog.
Diskutimi publik i këtij projektligji vjen si rezultat i dështimit të hyrjes në fuqi të tij për vite me radhë, në mungesë të konsensusit politik. /GazetaSinjali/