image Szczesny: Ndërgjegjja nuk më lë të luaj ndaj Rusisë

Futboll

Szczesny: Ndërgjegjja nuk më lë të luaj ndaj Rusisë

news image

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka kërkuar që FIFA dhe UEFA të mbajnë përgjegjëse Rusinë pas sulmeve të tyre në Ukrainë.

Numri 1 i Juventusit i cili e ka gruan nga Ukraina ka deklaruar se refuzon të marr pjesë në një sport që i legjitimon veprimet e qeverisë ruse.

“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, ka gjak ukrainas që rrjedh nëpër venat e djalit tim, një pjesë e familjes sonë është ende në Ukrainë, shumë nga punëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të mrekullueshëm. Duke parë vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa lëvizur dhe të bëj se asgjë nuk ka ndodhur. Në momentin që Putini vendosi të pushtonte Ukrainën, ai i shpalli luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe të gjitha vlerave për të cilat Evropa përfaqëson. Lirinë, pavarësinë, por mbi të gjitha paqen”, ka thënë polaku.

Ai tutje tha se të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e futbollistëve, por është ende një zgjedhje.

“Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë! Unë refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë! Refuzoj të marr pjesë në një sport edhe që legjitimon veprimet e qeverisë ruse. E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjës Federatën Ruse për veprimet e tyre”, shtoi Szczesny.

/GazetaSinjaliSporti/