image “Syri i zjarrtë” në mes të oqeanit

Botë

“Syri i zjarrtë” në mes të oqeanit

news image

Rrjedhja e gazit në një tubacion nënujor të premten ndezi oqeanin, por edhe internetin.

Video e flakëve në mes të ujit në Gjirin e Meksikës, u bë menjëherë virale në rrjet, disa e quajtën “syri i zjarrtë”, si të ishte një skenë nga filmi i “Lord of the Rings”.

Sipas Pemex, kompanisë meksikane të karburanteve, rrjedhja e gazit ndodhi të premten në mëngjes, ndërsa pas ndërhyrjes me varka zjarrfikëse për 5 orë rresht, flakët janë shuar plotësisht.

Duke parë videon shumë “ekspertë” u tallën për faktin se zjarrfikësit po hidhnin ujë mbi zjarrin që, në fakt, ishte në ujë. Por në të vërtetë ata po hidhnin nitrogjen për të bllokuar oksigjenin që mbante flakët ndezur. /Gazeta Sinjali/