image Sylvinho para ndeshjeve të nëntorit: S’kemi frikë por duhet angazhohemi, kemi dy finale të rëndësishme

Futboll

Sylvinho para ndeshjeve të nëntorit: S’kemi frikë por duhet angazhohemi, kemi dy finale të rëndësishme

news image

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas publikimit të listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.

Ai tha se në ndeshjen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, Shqipëria ka nevojë për sulmues anësorë, e për këtë është ftuar Arbnor Muçolli.

“Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme që vendosin fatin e kualifikimit për në Evropian. Luajmë ndaj dy rivalëve që janë shumë të fortë në mbrojte, Moldavia është një kundërshtar që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi”, tha Sylvinho.

Sylvinho më tej tha se kombëtarja kuqezi nuk ka frikë, por preokupim gjithmonë, pasi ka dy “finale” të rëndësishme përpara.

“Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Frikë kurrë, por të angazhuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje”.

“Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë”, tha ai.

/GazetaSinjaliSport/