image Sylvinho merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Shqipërisë: Besoj se do bëjmë një punë të mirë

Futboll

Sylvinho merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Shqipërisë: Besoj se do bëjmë një punë të mirë

news image

Sylvinho nga sot zyrtarisht do ta udhëheq kombëtaren e Shqipërisë.

Braziliani u zyrtarizua në një konferencë për media ku mori pjesë edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ish-trajneri Edi Reja.

Ai tha ka ardhur për të bërë punë të mirë dhe për të sjell kombëtaren “Kuq e Zi” në pozicion sa më të mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj që ndodheni këtu të gjithë. Puna e një trajneri është shumë e vështirë gjithmonë. Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit. Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, tha ai.

/GazetaSinjali/