image Sylë Hoxha përfundon punën si prokuror sot

Kosovë

Drejtësi/ Sylë Hoxha përfundon punën si prokuror sot

news image

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, sot do ketë ditën e tij të fundit të punës si prokuror i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxha pensionohet konkretisht në ditën kur mbahet seanca për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, vrasje për të cilën kishte ngritur aktakuzën mbi të dyshuarit vetë Hoxha.

Hoxha ka pohuar se një ndër rastet më të veçanta në jetën e tij mbetet ngritja e aktakuzave ndaj 40 përsonave të dyshuar për terrorizëm.

Sylë Hoxha ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë, ndërsa së fundmi ai ka shërbyer edhe si prokuror i Prokurorisë Speciale./Gazeta Sinjali/