image Syla: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Shëndetësi

Syla: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

news image

Punëtorët shëndetësor kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të pakënaqësive kundrejt ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla para gazetarëve ka thënë se Vitia ka neglizhuar dhe injoruar çdo mjek e infermier.

“Nga këtu, përmes mediave, i bëj thirrje ministrit Vitia, që të kthejë sytë nga punëtorët. Ai u tregua neglizhent. Injoroi çdo mjek e çdo infermier. Kjo është arsyeja pse po protestojmë. Kjo nuk do të jetë e vetmja e ditës, pasi edhe nga ora 13:00 do të jemi para kryeministrisë. Thjesht duam të përçojmë mesazh tek ai”, tha ndër të tjera Syla.

Syla u ankua edhe se ministri Vitia nuk i ka ftuar ata në takim për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

Mu në këtë ndërtesë z.ministër Arben Vitia përgjatë gjithë këtyre muajve, mu në kohën e pandemisë e ka neglizhuar totalisht punëtorin shëndetësor dhe ka ndërpre çdo dialog social. Ka qenë vetëm një takim atëherë kur ne kemi ofruar ndihmë për vaksina dhe asgjë më tepër. Si rrjedhojë e kësaj, z.Vitia që edhe sot qëndron në këtë kolltuk as që ka ftuar që të vazhdohet me dialog social dhe t’i dëgjojë kërkesat tona”, ka thënë më tutje ai.

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve tha se situata tani është më e rëndë se kurrë më parë.  

“Sot situata është më e rëndë se kurrë më parë. Kemi shkelje të të drejtave të infermierëve, të mjekëve, të specializantëve, të pastruesve dhe të gjithë zinxhirët e tjerë komandues, vetëm e vetëm për neglizhencën e z.Vitia i cili punëtorin shëndetësorë që është përgjegjësi e tij e ka lënë nën mëshirë të disa menaxherëve të vegjël dhe vartësve të tyre”, ka thënë më tutje Syla.

/GazetaSinjali/