image Syla: Tregjet e mbyllura, kurse populli i zhytur në skamje

Biznes

Syla: Tregjet e mbyllura, kurse populli i zhytur në skamje

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka komentuar vendimin e Qeverisë për mos hapjen e tregjeve, duke thënë thënë se derisa populli po zhytet në skamje të thellë, përfaqësuesit e institucioneve po e matin me peshoren e vet, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar në një postim në Facebook se tregu në Pejë që ka rreth 4 hektarë, ndërsa ai i kafshëve rreth 3 hektarë dhe në të gjithë këtë hapësirë nuk paska mundësi të zhvillohej tregti duke i respektuar të gjitha masat e përcaktuara.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/