image Syla kërkon rritje të pagave, ndryshe paralajmëron masa radikale pavarësisht situatës

Financa

Syla kërkon rritje të pagave, ndryshe paralajmëron masa radikale pavarësisht situatës

news image

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në një konferencë për media, ka kërkuar rritje të pagave për puntorët.

Syla tutje tha se nëse kjo nuk realizohet, i njejti paralajmëron masa radikale pavarësisht situatës.

Syla ka thënë se do ta takojnë kryeministrin Avdullah Hoti për ta sqaruar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka shpallur të pavlefshëm vendimin për Ligjin e Pagave, transmeton Telegrafi.

“Vendim dëshpërues, për hapat e mëtutjeshëm jemi mbledhur sonte. Federata ka marrë vendim që t’i drejtohet kryeministrit që të sqarojë situatën, sepse punëtori shëndetësor sot është në situatën më të rëndë më të vështirë ekonomike, jo vetëm gjatë pandemisë po ndër vite. Përfundimisht është zbeh vullneti për punë, kërkesa jonë do të jetë për rritje pagave, në sektorin e shëndetësisë sepse më nuk kemi kohë të presim ligjin. Është kërkesë e jona që të kemi rritje paga, në të kundërtën do të marrim masa. Është për të ardhur keq se si Gjykata i dëshpëron 72 mijë punëtorë shëndetësorë”, deklaroi ai para mediave.

Syla tha se dita e hënë mund t’i nxjerr punëtorët shëndetësor në reagime të ashpra.

Ndryshe, sot gjatë ditës Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave. /Gazeta Sinjali/