image Syla: IKSHP nuk duhet t’i përdor testet e ardhura nga Serbia, sidomos jo për Kurtin

Kosovë

Reagim/ Syla: IKSHP nuk duhet t’i përdor testet e ardhura nga Serbia, sidomos jo për Kurtin

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdor testet e ardhura nga Serbia te asnjë qytetar, e as për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Syla thotë se ishte gabim i qeverisë qysh në fillim kur i pranoi ato, sepse sipas tij, me vet faktin që vijnë nga një shtet siç është Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta, shkruan Gazeta Sinjali.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdor testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veq ka nevojë për testim. Ishte gabim qysh në fillim kur Qeveria jonë i pranoi ato, sepse me vet faktin që vijnë nga një shtet siç është Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/3895731347136210