image Sveçla: Thaçi, LDK-ja, Grenelli dhe Serbia ishin faktorë të rrëzimit të Qeverisë Kurti

Kosovë

Sveçla: Thaçi, LDK-ja, Grenelli dhe Serbia ishin faktorë të rrëzimit të Qeverisë Kurti

news image

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti erdhi si pasojë e disa faktorëve.

Ai tha se Qeveria Kurti u rrëzua nga presidentit i vendit, Hashim Thaçi nga LDK-ja, nga i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe Serbia.

“Rrëzimi i qeverisë ishte përzirje e shumë kushtetve dhe aspiratave. Zoti Thaçi, Mustafa, zoti Grenell, Lista Serbe, pavarësisht gjithë këta katër që i përmenda dhe të tjerë, këta e ndoshta edhe dikush tjetër kanë kontribuar që Qeveria Kurti të rrëzohet nga mocioni i suksesshëm i mosbesimit”, ka thënë ai në Rubikon./ Gazeta Sinjali/