Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka takuar Emisarin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin kanë biseduar edhe për luftën në Ukrainë por jo edhe për dialogun me Serbinë.
Sveçla nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se Emisari Escobar ka garantuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë së ShBA-së për mbështetjen e plotë të sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Me z. Escobar diskutuam edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë sonë për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Z. Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.